Sot hidhet shorti i Europa League dhe Champions, asnjë ekip anglez
Europa eague – Rruga drejt Varshavës
Çerekfinalet: Shorti më 20 mars, ndeshjet më 16 & 23 Prill
Gjysmëfinalet: Shorti më 24 Prill, ndeshjet më 7 & 14 Maj
Finalja: të Mërkurën më 27 Maj, “National Stadium Varshavë”
Shorti i ndeshjeve çerekfinale të Europa League, sikurse edhe i Champions League do të hidhet sot në Nion, ora 13.00, pasi janë përcaktuar në mesjavë tetë ekipet më të mira në të dy kompeticionet.
Ropdrigo Palacio la “gjurmë” në Europa League, sepse shënoi golin e nderit për Inter ndaj Volsburg, në humbjen 1-2, por zikaltërit janë larguar nga ky kompeticion duke konfirmuar formën e dobët që gëzojnë edhe në Seria A. Në ndeshjet për një vend në çerekfinale, Inter dështoi ndaj gjermanëve që ruajnë vendin e dytë në kampionatin e tyre. Inter e humbi edhe ndeshjen e parë, në Gjermani, 3-1. Fiorentina befasoi Romën me fitoren 3-0, edhe pse barazoi 1-1 në fushën e saj, në ndeshjen e parë. Tre ekipe italiane, ku bashkë me Inter, edhe Roma e Torino, u elimiminuan mbrëmjen e së enjtes. Asnjë ekip anglez në çerekfinale të Europa League, sikurse edhe në Champions Leafgue. Sevilja, kampionë në fuqi e Europa League mundi sërish ekipin tjetër spanjoll Vilareal, 2-1, por kishte fituar edhe ndeshjen e parë 3-1. Ajaksi kaloi në shtesë me Dnipro por nuk u kualifikua pas fitores 2-1, ndërkohë që ndeshja e parë përfundoi 1-0 në favor të miqve, që barazuan në kohë shtesë në mbrëmjen e së enjtes.
Europa League
Raundi 1/16 – 19 mars
Dinamo M.-Napoli 0-0
Dynamo K.-Everton 5-2
Roma-Fiorentina 0-3
Ajax –Dnipro 2-1
Besiktas-Klan Bruzh 1-3
Inter-Volsburg 1-2
Sevilla-Vilareal 2-1
Torino-Zenit 1-0
Çerekfinalistet
Club Brugge (Belgjikë)
Dnipro (Ukrainë)
Dynamo Kyiv (Ukrainë)
Fiorentina (Itali)
Napoli (Itali)
Sevilla (Spanjë)
Volfsburg (Gjermani)
Zenit (Rusi)
KOHA JONË SONDAZH

