Sot java e 24-ët, tifozët e Apolonisë urojnë Kukësin për fitore në Fier

Teksa pritet të luhen sot (ora 14.00) ndeshjet e javës së 24-ët në Kategorinë Superiore, me përjashtim të derbit, Tirana-Partizani, që do të zhvillohet më 12 mars në “Qemal Stafa” për shkak të problemeve me stadiumin kombëtar, duket se kryesuesit e Kukësit e kanë gjetur në Fier atmosferën më të mirë të mundshme për të fituar ndeshjen. Tifozët fierakë kanë shprehur dëshirën që ndeshjen ta fitojë Kukësi, duke qenë se skuadra e tyre nuk ka shanse mbijetese. Ata madje i kanë dërguar para ndeshjes një mesazh Kukësit, ku i urohet fitorja, që kjo skuadër të shpallet kampione e vendit. Kukësi nuk kurseu një falënderim të madh ndaj Fierit, edhe spe Apolonia iu mohoi fitoren në ndeshjen e kaluar në Kukës pas barazimit 0-0. Kjo ndeshje do të luhet në “Loni Papuçiu”, ku të besuarit e Artan  Mërgjyshit, të fundit në klasifikim, përballen Kukësin e Artim Shaqirit, që kryeson kampionatin dhe pretendon fitoren e radhës.

Kategoria Superiore        

Java e 24-ët – Sot

Swiss Digital Desktop Reklama

Apolonia-Kukësi

Swiss Digital Mobile Reklama

Teuta-Skënderbeu

Flamurtari – Laçi

Vllaznia-Elbasani

Tirana-Partizani (12 mars)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?