Sot jo vetëm festë për kualifikimin, TKZ bën 20 vite nga krijimi
Sonte në “Air Albania” nuk feston vetëm Kombëtarja kualifikimin në “Euro 2024”. Tifozët Kuqezi, ata që nuk e braktisën Shqipërinë as në të ftohtin e Kishinjevit, apo në Ishujt Faroe, festojnë 20-vjetorin e krijimit.
Një ngjarje për TKZ, në një ndeshje festive si ajo kundër Ishujve Faroe sonte në mbrëmje. Mbështetësit pa kushte të Kombëtares i kanë dedikuar një koreografi përvjetorit të tyre dhe pritet ta shpalosin në stadium.
TKZ nuk janë thjesht një grupim tifozerie. Që në ditët e para të krijimit, në dhjetor të vitit 2003, ata frymuan për bashkim kombëtar, morën pjesë në aksione të ndryshme, u kthyen në vullnetarë e bamirës, në të mirë të Kombit, të shqiptarëve kudo janë në trojet tona.
KOHA JONË SONDAZH

