Sot mësohen ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë
Ditën e sotme do të mësohet finalja e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2019-2020. Pas debateve të shumta, për takimin e dyshuar si të trukuar, Tirana dhe Bylis zhvendosen në kryeqytet në orën 17:45 për ndeshjen e kthimit, ndërsa pritet me shumë interes të mësohet nëse do te jenë Bylis, ekipi që kualifikohet sipas aludimeve, apo do të vijë një përmbysje nga ana e bardhebluve.
Takimi i parë u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës ballshiote. Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Teutës dhe Kukësit, duel i cili do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit në orën 20:45. Akti i parë mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rrjeta të paprekura.