Sot zbarkon blerja e dytë e Interit në merkato, vjen mbrojtësi i Masrseille
Pas marrëveshjes së arritur disa ditë më parë me Olympique Marseille, sot Luis Henrique mbërrin në Milano për t’u bërë zyrtarisht pjesë e Interit. Klubi zikaltër ka paguar 23 milionë euro plus 2 milionë në formë bonusesh për kartonin e tij, ndërsa lojtari ka firmosur kontratë deri në vitin 2030.
Braziliani, që vjen pas një sezoni shumë të mirë nën drejtimin e Roberto De Zerbit, ku regjistroi 35 ndeshje, 9 gola dhe 10 asistime mes Ligue 1 dhe Kupës së Francës, do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Inzaghi për Kampionatin Botëror për Klube, i cili nis më 18 qershor.
Te Interi, ai do të luajë si anësor ofensiv në krahun e djathtë, duke u alternuar me holandezin Denzel Dumfries në sistemin me pesë mbrojtës.
Luis Henrique është blerja e dytë e merkatos verore 2025/26 për zikaltërit, pas transferimit të mesfushorit Petar Sucic nga Dinamo Zagreb në muajin shkurt, për një shumë prej 14 milionë eurosh plus bonuse.
KOHA JONË SONDAZH

