Southampton bën gati një ofertë rekord për Armando Brojën

Southamptoni është gati për të bërë një ofertë rekord për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, “shenjtorët” do të ofrojnë 25 milionë stërlina për shërbimet e 20-vjeçarit, që këtë edicion ka shënuar pesë gola në Premier League dhe dy gola në Kupën e Ligës.

Broja i ka magjepsur të gjithë, duke dëshmuar se është një lojtar me shumë cilësi, i gatshëm për të shpikur gola nga hiçi, apo për të shërbyer për shokët e skuadrës në çdo lloj momenti. Blutë e Londrës i rinovuan kontratën sulmuesit në verë, duke nënshkruar për pesë sezone, por me afrimin e Romelu Lukakut e huazuan tek Southamton deri në fund të sezonit për t’i dhënë më shumë minuta.

Trajneri Thomas Thuchel pak ditë më parë u shpreh: “Broja është lojtar i yni”, duke treguar se e ka në konsideratë paraqitjen e Brojës dhe do të jetë pikërisht ai i cili do të thotë fjalën e fundit nëse do e lërë Brojën që të transferohet përfundimisht tek “Shenjtorët”.

Swiss Digital Desktop Reklama

25 milionë paundë është një shifër e konsiderueshme që me siguri do ta bëjë Chelsea-n të mendohet mirë, për shkak se bëhet fjalë për një lojtarë që është vetëm 20 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?