Southampton bën paqe me Tottenham, Broja luan vetëm 20 minuta (VIDEO)

Southampton dhe Tottenham nuk kanë shkuar më shumë se një barazim mes tyre në duelin e javës së 20-të. Ward-Prowse do të kalonte në avantazh vendasit në minutën e 25-të, por largimi me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 39-të nga Salisu do të prishte planet e vendasve.

Harry Kane do të gjente golin e barazimit në fillimin e pjesës së dytë nga pika e bardhë. Armando Broja do të futej në fushë në 20 minutat e fundit, por nuk do të arrinte që të linte gjurmë.

Me këtë barazim Tottenham mbetet në vendin e 6-të me 30 pikë, ndërkohë që Southampton renditet në të 13-tin me 21 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?