Southampton “i dashuruar” me Brojën, nis bisedimet me Chelsea-n për blerjen përfundimtare

Southampton ka nisur bisedimet me Chelsea-n për të blerë përfundimisht kartonin e 20-vjeçarit, i cili ka shkëlqyer në Premier League që kur u transferua në St Mary’s në formë huazimi në fillim të këtij sezoni.

Broja ka arritur të shënojë 5 gola në kampionat dhe trajneri Ralph Hasenhüttl e ka shprehur hapur simpatinë për shqiptarin dhe dëshirën që ai të punojë më gjatë se fundi i këtij sezoni me të.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Broja do të jenë pjesë e planeve të Chelsea-t për të ardhmen. Me bisedimet e nisur, situata pritet të bëhet me qartë gjatë javës, me drejtuesit e Southampton të qartë se shumë klube të tjera do të interesohen për gjigantin e Kombëtares shqiptare gjatë verës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Broja është rritur në akademinë e “Bluve të Londrës” me të cilët debutoi në Premier League në mars 2020 kur trajner ishte Lampard. Thomas Tuchel e ndoqi nga afër Brojën gjatë përgatitjeve të verës, ndërsa futbollisti ka një kontratë deri në vitin 2026 me Chelsea-n.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?