Southampton kërkon të blejë përfundimisht Brojën nga Chelsea, por ka konkurrencë

Southampton është i interesuar për të blerë përfundimisht kartonin e Armando Brojës nga skuadra e Chelsea-t, por ka jo pak konkurrencë. Futbollisti i Kombëtares sonë ka bërë paraqitje fantastike, duke shënuar 5 gola në 15 ndeshje aktivizim, tri prej tyre në pesë ndeshjet e fundit.

Southampton është i vetëdijshëm se nuk do të jetë një misioni thjeshtë, pasi duhet bindur Chelsea, por dhe të konkurrohen skuadra të tjera të mëdha. Disa klube në Premier League, sipas Sky Sports kanë shfaqur interes për sulmuesin 20-vjeçar, por Blutë e Londrës duket se e kanë në planet e tyre për të ardhmen.

Broja është aktivizuar vetëm në një ndeshje me Chelsea-n dhe më pas ka luajtur në huazim me Vitessen dhe Southampton. Merkato në Angli është e hapur deri më 31 janar, por vështirë se Broja do të ndryshojë ekip këtë muaj. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP