Southampton me Brojën surprizon Tottenhamin, City bën detyrën (VIDEO)

Tottenham është surprizuar në shtëpi nga Southamptoni i Brojës pasi u mposht me rezultatin 2-3. Ndeshja u zhbllokua fillimisht nga një autogol i Bednarek në minutën e 18të, por vetëm pesë minuta më vonë Armando Broja vendosi gjithçka në ekuilibër. Bomberi shqiptar u tregua i vëmendshëm duke përfituar nga një rrëmujë në zonë për ta dërguar topin në kuadrat.

Megjithatë, ishte Son ai që kaloi sërish Tottenham në avantazh në minutën e 70. Dy minuta i mjaftuan Southampton tw shokuar ekipin e Contes. Elyounoussi barazoi për miqtë në minutën e 80. Përmbysja e çmendur erdhi në minutën e 82 nga Che Adams që shënoi një gol me kokë duke mos i dhënë asnjë shpresë Hugo Lloris.

Manchester City bëri detyrën në javën e 24-t të Premier League-s. Kryesuesit e kampionatit anglez mposhtën pa vështirësi 2-0 Brentfordin në “Etihad”, me gola të Riad Mahrez, që shënoi me penallti në minutën e 40-të, dhe të Kevin De Bruyne, që mbylli ndeshjen në të 69-tën. 60 pikë ka grumbulluar skuadra e Pep Guardiolës në 24 javë, 12 më shumë se Liverpooli ndjekës, por që ka zhvilluar dy sfida më pak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?