Southgate merr përgjegjësit e humbjes: Faji im, unë i zgjodha goditësit e penalltive!
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka mbajtur mbi shpatulla përgjegjësinë për humbjen ndaj Italisë, pasi të rinjtë Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka humbën penalltitë.
“Kjo është përgjegjësia ime. Unë i zgjodha djemtë që shënuan goditjet. Unë u thashë lojtarëve se askush nuk është vetëm në këtë situatë. Ne fitojmë dhe humbasim së bashku si ekip. Ata kanë qenë të bashkuar gjatë gjithë kohës dhe kështu duhet të qëndrojë. Është vendimi im t’ia jepja Sakas atë penallti. Kjo është plotësisht përgjegjësia ime. Nuk është ai, ose Marcus ose Jadon.”
Kujtojmë që sfida finale u mbyll në barazim 1-1, derisa shkoi deri në ruletin e penalltive, ku fituan italianët 3-2.