Sozia e Messit në Argjentinë nuk lejohet të marrë pjesë në zgjedhje për këshilltar bashkiak

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Mar del Plata, ku drejtësia argjentinase ka refuzuar kandidaturën e një imituesi të njohur të Lionel Messit për zgjedhjet bashkiake. Aktori Leonardo Gorri, i cili në skenë njihet si “No Soy Messi” (nuk jam Messi), kishte paraqitur kërkesën për të kandiduar si këshilltar bashkiak në një listë qytetare, duke përdorur emrin artistik që i referohet drejtpërdrejt kampionit të botës me Argjentinën.

Gorri argumentonte se “njerëzit më njohin me këtë emër”, duke u mbështetur në famën e fituar në rrjetet sociale falë ngjashmërisë së tij të habitshme me yllin e Inter Miami.

Megjithatë, komisioni zgjedhor e rrëzoi kërkesën, duke theksuar se përdorimi i emrit të Messit “do të shfrytëzonte popullaritetin e një personaliteti të vlerësuar ndërkombëtarisht dhe do të krijonte konfuzion te votuesit”. Në vendim theksohej gjithashtu se “Messi” është markë e regjistruar në emër të Lionel Andrés Messi Cuccittini, çka e bën të papranueshëm përdorimin e tij nga kandidatë të tjerë për përfitime politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leonardo Gorri, i cili më parë ka punuar si shofer autobusi, taksie dhe kamioni, ka fituar njohje kombëtare pasi njerëzit shpesh e ndalonin në rrugë për fotografi. Më pas, ai e ktheu këtë ngjashmëri në një mjet për të ndërtuar një karrierë në rrjetet sociale, por tani planet e tij për politikë janë bllokuar nga ligji.

Swiss Digital Mobile Reklama

No soy Messi": la curiosa boleta del influencer idéntico al 10 para las  elecciones en Mar del Plata :: Olé - ole.com.ar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?