Spalletti e pranon: Barazimi ndaj Interit ishte drejtë!
Luciano Spalletti, pas ndeshjes kundër Interit që përfundoi në barazim 1-1 e cilësoi si një rezultat të drejt atë që prodhoi fusha.
“E kishim përgatitur ndeshjen mirë dhe e nisëm mirë, por duhet të shfrytëzonim më mirë mundësitë që kishim në pjesën e parë. Në pjesën e dytë pësuam gol, më pas ata shfrytëzuan forcën e tyre dhe gjithçka u bë edhe më e vështirë.
Duhet të pranojmë me qetësi verdiktin e fushës. Bëmë një ndeshje të mirë, kishim disa raste të mira, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim. Jam i kënaqur me pikën e marrë, por mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Po përmirësohemi dhe po mësojmë, jam i kënaqur me pikën e marrë.
Osimhen? Ka aftësi të rralla, ndonjëherë luan i vetëm kundër 11 të tjerëve, po mëson shumë. I jep topin dhe nuk e humbet kurrë. Barcelona? Janë ndeshje shumë të bukura që ia vlen ti luash”, u shpreh Spalletti.
KOHA JONË SONDAZH

