Spalletti i zhgënjyer pas humbjes 5 me 2 te Juventusit
Luciano Spalletti shprehu hapur zhgënjimin e tij pas humbjes 5-2 ndaj Galatasarayt në Stamboll, duke deklaruar se skuadra ka bërë “shumë hapa pas”. Trajneri paralajmëroi gjithashtu “vendime pas analizave për të marrë përgjegjësitë tona, duke pasur parasysh një popull të tërë”. Ai vlerësoi shumë pak nga performanca e lojtarëve të tij, duke theksuar se ekipi e mbylli keq pjesën e parë dhe, pavarësisht përpjekjeve për të vendosur rregull, ra në nivelin e personalitetit dhe karakterit.
Spalletti pranoi se përjashtimi i një lojtari ndikoi shumë, por shtoi se “kemi kontribuar edhe vetë… Nuk e kuptuam rrezikun e asaj që po bënim”. Ai komentoi edhe zëvendësimin e Cambiasos me Cabal në pushim të ndeshjes, një vendim që rezultoi fatal. “Ai rrezikoi me atë faull në fund të pjesës së parë, në këto ndeshje nëse ke një lojtar të paralajmëruar duhet të menaxhosh. Por ne paguam çmimin me përjashtimin e Cabal,” shpjegoi trajneri.
Lidhur me strategjinë e lojës, Spalletti theksoi bindjen e tij se faza mbrojtëse mund të lehtësohet vetëm nëse skuadra arrin të luajë futboll. “Nëse mendojmë për kundërsulmet, nuk kemi lojtarë me mjaft qëndrueshmëri mbrojtëse për të mos lejuar asgjë të kalojë, prandaj parakushti ynë është të luajmë ndeshjen dhe të japim gjithmonë ndjesinë se mund ta menaxhojmë atë,” tha ai. Ai paralajmëroi se “nëse zbresim nën nivel, jemi gjithmonë në rrezik të pësojmë gola.” Për Bremerin, trajneri shtoi: “Është e mundur që ai të ketë ndonjë problem, do të shohim…”.
KOHA JONË SONDAZH

