Spalletti: Sfidë e bukur ndaj Interit, por ata janë favoritët e mëdhenj

Napoli-Inter është super ndeshja e fundjavës në Seria A, që do të luhet të shtunën në orën 18:00. Trajneri i Të Kaltërve, Lucciano Spalleti nuk kërkon të ushtrojë shumë preson ndaj lojtarëve të tij, duke e cilësuar si një duel të rëndësishëm, por sipas tij objektivi parësor për momentin është arritur.

“Duhet të theksoj gjithmonë se objektivi i vënë është renditja mes 4 skuadrave të para të Serie A, por e dimë se nëse fitojmë këtë ndeshje mund të shkojmë drejt një tjetër objektivi. Është një situatë e bukur dhe kemi kaluar javën duke menduar për këtë takim. Është kjo situatë që duam të përjetojmë.

Ata janë favoritët e mëdhenj, janë shumë të fortë, kampionët në fuqi. Do të jenë të nxehur pas derbit, sepse janë një skuadër që urren të humbasë. Ne i respektojmë, por nuk e ndryshojmë sjelljen tonë. Duam të tregojmë se e meritojmë mbështetjen e njerëzve. Nuk na thonë kot Napoli. Në gjithçka që bëjmë duhet të jemi mbi nivelin mesatar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hakmarrje ndaj Interit? Unë nuk kam, shoh punën time. Duhet të jem me fat të gjej lojtarë që mendojnë si unë dhe falë tyre bëj figurë të mirë. Karrierat varen nga këto ndeshje, duam të fitojmë por nuk është hakmarrje. Aty kam lënë lojtarë që e di që më vlerësojnë shumë”, deklaroi strategu i Napolit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?