Spalletti zbulon pikën e dobët të Zhegrovës: Nuk di të mbrojë!

Juventusi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat dhe të tretën në total, duke përfshirë edhe suksesin në Champions League ndaj Pafos, një seri pozitive që konfirmon momentin e mirë të skuadrës së Luciano Spallettit. Conceiçao dhe Openda ishin protagonistët e ndeshjes, duke firmosur golat që i dhanë tri pikë të rëndësishme bardhezinjve.

Pas vërshëllimës përfundimtare, trajneri i Juventusit foli për Sky Sport, duke analizuar paraqitjen e ekipit dhe disa aspekte që kërkojnë përmirësim. Spalletti theksoi se skuadra në disa momente i hap vetes probleme në fazën mbrojtëse. “Ka situata kur humbasim kontaktin dhe luajmë topa të rrezikshëm prapa, duke u dhënë hapësira kundërshtarëve”, u shpreh ai.

Tekniku italian u ndal edhe te Kenan Yıldız dhe Edon Zhegrova. Sipas tij, talenti turk vlerësohet shumë nga rivalët, ndoshta më tepër sesa nga vetë lojtari, ndërsa për Zhegrovën nënvizoi se forca e tij është krijimi i rasteve dhe jo angazhimi në fazën mbrojtëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kundërshtarët e tij e dinë sa i fortë është, madje më shumë se vetë ai. Të tjerët kanë një perceptim të saktë të forcës së tij. Kur luan kundër skuadrave të nivelit të lartë dhe të trajnuara mirë, nëse mungon edhe faza mbrojtëse, atëherë pëson. Zhegrova këtë nuk di ta bëjë. Ai nuk mund ta bëjë atë punë për gjithë ndeshjen. Vrapon mbrapa një herë, dhe ka të bëjë gjithmonë me krijimin e momenteve për t’u shmangur nga kundërshtarët”, deklaroi Spalletti.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?