Spanja është e pamëshirshme, “tërmet 7 ballë” ndaj Kosta Rikës (VIDEO)
Spanja është skuadra më spektakolare deri më tani në Kupën e Botës. Skuadra e Enriques mori një fitore të thellë 7-0 ndaj Kosta Rikës, duke treguar se do të jetë ndër favoritet për të rrëmbyer trofeun në Katar.
Ishte një duel i zgjidhur për 30 minuta lojë nga spanjollët. Në minutën e 11-të, Olmo zhbllokoi sfidën, ndërkohë që 10 minuta më pas Asensio realizoi golin e dytë. Ferran Torres thelloi shifrat në minutën e 31-të, por nuk do të ndalej me kaq, pasi në pjesën e dytë do të shënonte golin e dytë personal.
Në të 74-ën, është Gavi që realizon një super gol fluturimthi duke u bërë lojtari më i ri spanjoll që shënon me kombëtaren, vetëm 18 vjeç e 110 ditë. Në Kupën e Borës, është i treti pas Pele dhe Manuel Rosas.
Në fundin e kohës së rregullt, kishte kohë dhe për dy gola të tjerë. Soler dhe Alvaro Morata vulosën rezultatin e thellë 7-0, më i thelli në këtë Kupë Bote. /R.Lika-Koha Jonë/