Spanja fiton Ligën e Kombeve, mund nga ruleta e penalltive Kroacinë (VIDEO)

Spanja është fituese e Ligës së Kombeve për vitin 2023. Skuadra iberike fitoi nga ruleta e penalltive ndaj Kroacisë, pasi koha e rregullt dhe shtesat u mbyllën pa gola, 0-0.

Kroacia në 45 minutat e para ishte më dominuese në lojë dhe pati më shumë goditje në portë. Edhe pjesa e dytë nis më mirë për Kroacinë, që nuk arrin të shfrytëzojë si duhet një gabim në dalje të Unai Simon në të 51-tën.

Rastin më ideal në pjesën e dytë e pati Ansu Fati, në minutën e 84-t, por Perisic e ndali në vijën fatale. Ndeshja më pas shkoi në shtesë, ku sërish nuk do të kishte gola. Nga ruleta e penalltive, fitoi Spanja që gaboi vetëm me Laporte, ndërkohë që te Kroacia gabuan Majer dhe Petkovic.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?