Spanja fiton me një autogol ndaj Italisë, kundër Shqipërisë shkon si e kualifikuar (VIDEO)

Spanja është zyrtarisht skuadra e dytë e kualifikuar për në fazën tjetër pas Gjermanisë. La Roja mori një fitore të madhe 1-0 në duelin ndaj Italisë, e vlefshme për grupin tonë duke treguar superioritet.

Iberikët dominuan në 45 minutat e para duke krijuar disa mundërsi shumë të mira shënimi, por fati nuk ishte me Yamal dhe me Nico Ëilliams.

Në minutën e 55-të, pas një aksioni të gjatë, Riccardo Calafiori e dërgon topin në rrjetën e portës së tij, pasi më parë Donnarumma kishte prekur topin. Italia nuk arriti që të reagonte, ndërkohë që Spanja vijoi dominimin duke shpërdoruar raste të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?