Spanja hakmerret ndaj Italisë, kalon në finalen e Ligës së Kombeve (VIDEO)

Spanja merr hak për humbjen me penallti në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian, duke triumfuar 2-1 në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ndaj Italisë. Në minutën e 17-të, Oyarzabal dhuron një asist fantastik për Ferran Torres, i cili me një devijim të bukur mposht portierin Donnarumma.

Italia mbeti me një futbollist më pak që nga minuta e 42-të, pasi Bonucci mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Spanja përfitoi dhe goditi sërish në fundin e pjesës së parë duke shënuar dhe golin e dytë. Oyarzabal shërbeu një asist tjetër fantastik për Ferran Torres, i cili sërish e dërgoi në rrjetë.

Italia do të zgjohej vetëm në minutat e fundit, pasi Chiesa rrëmbeu një top dhe më pas shërbeu me portën e boshatisur Pellegrinin. Koha do të ishte e pamjaftueshëm për “axurrët” për të gjetur një tjetër gol. Në finale Spanja do të presë fituesin e çiftit Belgjikë-Francë, të cilët do të luajnë nesër në mbrëmje duelin e tyre në Torino. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP