Spanja “jashtëtokësore”, turpëron keq Argjentinën (VIDEO)
Spanja është e pamëshirshme. Skuadra iberike ka turpëruar sonte në mbrëmje Argjentinën në shifrat 6-1, duke i shkaktuar humbjen më të thellë në histori. Ekipi i Julian Lopeteguit ishte në një formë të jashtëzakonshme.
Diego Kosta hapi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërkohë që në minutën e 27-të Isko dyfishoi shifrat. Nikolas Otamendi ngjalli shpresat e “Albicelestëve” për një rezultat pozitiv.
Në pjesën e dytë Isko shënoi golin e tretë pas një asisti të dhënë nga Jago Aspas brenda zonës. Argjentina u shthur totalisht në fushë, duke i dhënë mundësinë Spanjës që të bënte spektakël.
Tigao Alkantara shënoi golin e katërt, Iago Aspas të pestin, ndërkohë që Isko shënoi dhe golin e gjashtë dhe të tretin personal në këtë ndeshje që do të mbetet gjatë në memorien e tij. Lionel Mesi u ndje i turpëruar në tribunë, teksa u largua 15 minuta nga fundi i kohës së rregullt nga vendi i tij. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

