Spanja kërcënon të bojkotojë Botërorin 2026 nëse Izraeli merr pjesë

Një zhvillim me ndikim të madh edhe në botën e sportit vjen nga Spanja, ku Partia Socialiste (PSOE), që aktualisht qeveris vendin, ka paralajmëruar se mund të bojkotojë aktivitete ndërkombëtare nëse Izraeli do të jetë pjesëmarrës.

Patxi López, zëdhënës i grupit socialist në Kongres, ka deklaruar se kjo qasje është një mënyrë për të dërguar një mesazh politik ndaj qeverisë izraelite për veprimet e saj në Gaza. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Spanja të zbatojë të njëjtin kriter edhe për Kampionatin Botëror të futbollit 2026, nëse Izraeli arrin të kualifikohet në fazën finale.

Ky pozicionim ka marrë jehonë të gjerë në arenën ndërkombëtare. Përveç Spanjës, edhe vende si Irlanda, Holanda, Islanda dhe Sllovenia kanë paralajmëruar se mund të bojkotojnë Eurovision 2026, gjithmonë në rast se Izraeli është mes pjesëmarrësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një vendim i tillë, nëse konkretizohet, do të ketë ndikim të madh edhe në sportin botëror, pasi për herë të parë një shtet i madh evropian si Spanja do të shqyrtonte bojkotin e një turneu prestigjioz si Botërori i futbollit për arsye politike.

Swiss Digital Mobile Reklama
Spanja kërcënon të bojkotojë Botërorin 2026 nëse Izraeli merr pjesë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?