Spanja ndalet nga Zvicra në miqësore, e tradhton një gafë e De Geas (VIDEO)
Spanja nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në testin miqësor të zhvilluar në stadiumin “Estadio de la Ceramica” të Vijarealit ndaj Zvicrës. Skuadra e JulianLopeteguit ka dominuar për pjesën më të madhe ndeshjen, por nuk ka mundur që të fitojë edhe për shkak të mbrojtjes fantastike të helvetëve.
Spanja kaloi në avantazh në minutën e 29-të me Odriozolën me një goditje fantastike në hyrje të zonës. Dominimi i vendasve është i dukshëm, ndërkohë që në pjesën e dytë në daljen e vetme, Zvicra shënoi golin e barazimit. Lishtajner në minutën e 62-të provoi me një goditje pa pretendime me të majtën, por portieri De Gea pret keq topin, duke i dhënë mundësinë Rodriguez që ta shtyjë topin në rrjetë.
Spanja shpërdoroi shumë mundësi shënimi deri në fundin e kohës së rregullt, ndërkohë që Zvicra tregoi se do të jetë një kockë e fortë për Brazilin në grupet e Kupës së Botës. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

