Spanja rikthehet në stadiumin e Espanyol pas 18 vitesh për miqësoren me Shqipërinë
Më datë 26 mars, kombëtarja e Shqipërisë do të zbresë në fushë për një ndeshje miqësore ndaj Spanjës. Takimi kundër Furisë së Kuqe do të zhvillohet në Katalonjë, saktësisht në RCDE Stadium, aty ku i luan ndeshjet skuadra e Espanyol, ku aktivizohet edhe Keidi Bare.
Për Spanjën do të jetë një rikthim pas shumë viteve në impiantin e Espanyol, pasi hera e fundit që një sfidë e kombëtares është luajtur në këtë stadium ka qenë para 18 viteve, saktësisht më datë 18 shkurt të vitit 2004.
Për Shqipërinë e Edy Rejës kjo sfidë përveç anës së prestigjit do të ketë rëndësi edhe për të marrë një indicie mbi risitë që mund ta presin skuadrën kuqezi duke qenë se në muajin qershor do të nisin ndeshjet zyrtare me kompeticionin Nations League, teksa në grup janë kundërshtarë si Rusia, Islanda dhe Izraeli.
https://twitter.com/i/status/1495699858942042114
KOHA JONË SONDAZH

