Spanja sfidon Italinë në “San Siro”, kërkohet bileta për finalen e Ligës së Kombeve

Liga e Kombeve do të përcaktojë në Itali edhe fituesin e edicionit të dytë. Privilegjin për të pritur sfidat e “final four”-it do ta ketë impianti i famshëm milanez “San Siro” si dhe stadiumi i Juventusit “Allianz Stadium”.
Goglat përplasën sërish Italinë me Spanjën në njërin krah, ndërsa në pjesën e poshtme të shortit do të masin forcat Belgjika dhe Franca. Në fazën gjysmëfinale të edicionit të dytë në UEFA Nations League kanë fituar të drejtën për të luajtur pikërisht katër nga tetë skuadrat përfaqësuese më të forta në planet.
Italia vjen si kampione e Europës megjithatë përballë iberikëve, një tjetër qëllim i skuadrës së Roberto Mancinit është përmirësimi i lojës dhe jo vetëm mbrojtje për të mos e lënë fatin e takimit edhe njëherë te penalltitë.
Italia pritet që të mos luaj me asnjë sulmues qendror, teksa Bernandeschi, Chiesa dhe Insigne do të formojnë trinomin e repartit të avancuar. Barella, Jorginho dhe Verrati janë një garanci në mesfushë. Në krahun tjetër edhe Spanja do të këtë një formacion të ngjashëm me Oyarzabal, Sarabia dhe Ferran Torres.
Formati nuk ka ndryshuar, teksa ekipet që do të grumbullojnë deri në 23 lojtarë, tre prej të cilëve portierë dhe ndeshjet do të shtyhen deri te kohët shtesë, apo dhe në goditjet e penalltive për të nxjerrë ekipin finalist.
Formacionet e mundshme:

KOHA JONË SONDAZH

