Spanjë, Sadiku dhe Uzuni ndahen në paqe
Pa fitues ishte derbi ”shqiptar” në Spanjë. Takimi mes Kartagjenës dhe Granadës në La Liga 2 vendosi përballë dy bomberat e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Myrto Uzunin.
Kuqezinjtë e nisën ndeshjen si titullarë me skuadrat e tyre, por në fund asnjë nuk mundi të lë gjurmë dhe ta fitojë atë, pavarësisht rasteve të shumta, veçanërisht nga Uzuni, dueli u mbyll me rrjeta të paprekura.
Dy skuadrat janë në kuotën e 21 pikëve, 5 larg kryesuesve të Las Palmas.