SPECIALE/ 10 klubet europiane që kanë fituar më shumë trofe (FOTO)
Historia e një klubi mund të ndërtohet në shumë mënyra. Një nga strategjitë është gjetja e futbollistëve që mund të bëhen legjenda, por ka edhe klube që qëndrojnë në krye të renditjes për shumë vite, ose më saktë, për dekada. Por në fund të fundit, ka vetëm një mënyrë për të hyrë me të vërtetë në historinë e futbollit: Duke fituar kampionate, kupa dhe trofe të ndryshëm.
Por cilat janë klubet që kanë fituar më shumë trofe në histori?
Në mënyrë të pabesueshme, në kundërshtim me ata që mund të mendojnë se është Real Madrid apo Barcelona në vendin e parë, faktet flasin ndryshe. Në krye të renditjes dominojnë dy skuadrat e Glasgow-it , Rangers dhe Celtic, të parët me 115, ndërkohë që bardhë-jeshilët pasojnë me 105.
Më pas vijnë dy gjigantët e Spanjës: Barcelona me 91 trofe, e pasuar nga Real Madrid me 90 trofe. Benfica mbyllë 5-shen më të mirë me 82 trofe, ndërkohë që 10-shen më të mirë e mbyllin Ajax dhe Bayerni me 70 trofe. /Rozalb Lika-Koha Jone/