SPECIALE/ 1000 ndeshje të shtunën për Jurgen Klopp, shikoni statistikat e tij

Jurgen Klopp do të drejtojë për herë të 1000 në karrierën e tij Liverpoolin në duelin e së shtunës ndaj Chelsea-t, një ndeshje që për strategun gjerman me siguri që do të mbetet gjatë.

Karriera e tij menaxheriale është e shtrirë në 23 sezone, me tri klube të ndryshme dhe në dy vende. Ai mund të “krenohet” me 3 kampionate dhe një Champions League. Klopp ka fituar 538 nga 999 ndeshje në të cilat ka qenë trajner, duke humbur vetëm 222 prej tyre, dhe pothuajse gjysma e fitoreve ka ardhur duke qenë në krye të Liverpool-it.

Përqindja e fitoreve është përmirësuar me kalimin e viteve dhe ndryshimin e skuadrave. Te Mainz, skuadër që e mori nga divizioni i dytë i futbollit gjerman, fitoi 40.4% të ndeshjeve. Në Dortmund, arriti në 56.4% të ndeshjeve dhe tashmë te Liverpool ai është përmirësuar sërish në këtë raport që shkon në 60.7%.

Jurgen Klopp's record as Liverpool manager as he celebrates 1000 games as a manager

Klopp u bë i njohur kur promovoi në elitën e futbollit gjerman ekipin e Mainz për herë të parë në historinë e klubit në vitin 2004. Më vonë ai fitoi dy tituj të Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë, para se më pas të merrte drejtimin e Liverpoolit. Me “The Reds”, ka fituar Championsin në 2019 dhe më pas Premier League, një vit më vonë.

Sezonin e kaluar, ai fitoi dy trofe me Liveproolin, FA Cup dhe Carabao Cup, ndërkohë që skuadra e tij mori 46 fitore në 63 ndeshje. Ky sezon në fakt nuk ka qenë më i miri i mundshëm për të, pasi Liverpooli për momentin gjendet e 9-ta në kampionat me 15 fitore në 29 ndeshje, duke arritur një përqindje në të gjitha kompeticionet 51.7%. “The Reds” asnjëherë nuk kanë përfunduar jashtë katërshes më të mirë të kampionatit që nga sezoni 2015-16. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

Jurgen Klopp's record as manager as he celebrates 1000 games as a manager

SHKARKO APP