SPECIALE/ 98 gola në 45 ndeshje, njihuni me statistikat e tmerrshme të fazës së parë të Superiores
Kategoria Superiore këtë sezon nisi me vonesë për shkak të bojkotit, teksa surprizat kanë qenë të shumta. Niveli i skuadrave është shumë i ngjashëm, duke bërë që ndeshjet të prodhojnë dhe shpesh herë rezultate befasuese. Ditën e djeshme u luajtën sfidat e fundit të fazës së parë, teksa shumë interesant ishte fakti që në 5 duele, u shënuan në total vetëm 5 gola. Një mesatare shumë negative, e cila ndodh për herë të parë në futbollin shqiptar. Por le të bëjmë një analizë më të thellë të 9 javëve të para.
Deri më tani janë shënuar 1.98 gola për ndeshje, teksa pjesa më e madhe e golave janë shënuar në 45-minutat e dyta (53 %). Sa i përket totalit të golave për ndeshje: 5 janë shënuar vetëm në një rast, 4 gola në 3 raste, ndërkohë që në pjesën më të madhe (14 herë), janë realizuar 2 gola. Nuk është shënuar asnjë gol në 8 ndeshje këtë sezon. Rezultati më i shpeshtë është 1-1 (9 herë) dhe 0-0 (8 herë).
Për të parë një gol në elitën e futbollit shqiptar duhet të presim 45.4 minuta. Deri më tani në 45 ndeshje, janë shënuar vetëm 89 gola. Portierit janë më të vlerësuarit, pasi kanë 36 “clean sheets” në 45 ndeshje, një shifër e frikshme. Vetën në 17 raste nga 45 ndeshje, ka ndodhur që të dyja skuadrat të shënojnë, duke arritur një përqindje vetëm 38.
Pjesa më e madhe e golave janë shënuar në 15 minutat e ndeshjes (76’-90’), në total 26 për qind e totalit të golave. Përqindja më e ulët është në çerek-orëshin e fillimit të pjesës së dytë, me vetëm 12 për qind. 21 ndeshje nga 45 në total, janë mbyllur me rrjeta të paprekura në 45-minutat e para. Të dhëna që tregojnë për cilësinë e dobët të futbollit në Shqipëri, por edhe për strategjinë e trajnerëve, të cilët mendojnë më shumë për të mbrojtur rezultatin 0-0 se sa për të sulmuar. Kualiteti sigurisht që e bën diferencën dhe mungesa e golave vjen edhe për shkak se mungojnë sulmuesit kanë kualitet për të realizuar shumë gola. /Rozalb Lika-Koha Jone/