SPECIALE/ “Cikloni” Mbappe, 9 rekordet që vendosi në mitikun “Camp Nou”

Tripleta e fundit (e vetme) e shënuar në “Camp Nou” për herë të fundit në Champions League është shënuar kur Kylian … ende nuk kishte lindur! I vetmi rast i përket Shevchenkos me Dinamo Kiev në vitin 1997. Tre gola Barcelona (jo në Camp Nou” kanë arritur që të shënojnë edhe të tjerë. Më poshtë ju prezantojmë me 9 rekordet që vendoi Mbappe mbrëmjen e së martës.

1) Tripleta e parë e shënuar në “Camp Nou” në fazën me eliminim direkt – Asnjë nuk e ka arritur më parë. Tre gola në shtëpinë e Blaugranëve asnjë nuk k aarritur që të shënojë në këtë fazë. Mbappe është i pari që ka shënuar.

2) Tripleta e dytë në Champions League, në “Camp Nou” – Siç e thamë edhe më lart, ka edhe një rast tjetër kur katalanasit kanë pësuar tripletë nga një futbollist, por në fazën e grupeve. Golat janë realizuar nga Andriy Shevchenko me fanellën e Dinamo Kiev. Ndeshja u luajt më 5 nëntor 1997, kur në grupin C, ukrainasit fituan 0-4 (goli tjetër nga Rebrov).

3) Tripleta e tretë në Champions kundër Barcelona – Tre gola katalanasve, i ka shënuar edhe një futbollist tjetyër, para Shevchenkos. Mbetemi në grupin C, teksa Faustino Aspirilla me Neëcastle, teksa në St. James Park bardhezinjtë fituan 3-2.

4) Futbollisti më i ri që ka shënuar tripletës kundër Barcelonës – Duke vijuar serinë e rekordeve radhazi të Mbappe. Nëse dikush do të shënojë tripletë në Champions duhet të mposhtë rekordin e bomberit. Mbappe ka shënuar tripletë në moshën 22 vjeç e 58 ditë.

5) Mbappe si Puscas – Një tjetër krahasim mahnitës. Mbappe ka bërë edhe më mirë. I vetmi futbollist dy ose më shumë gola kundër Barcelonës në”Camp Nou”, në sfidën me eliminim direkt ka qenë Ferenc Puskas. Me Realin ai do të realizonte dopietë në gjysmëfinalen e edicionit 1959-60.

6) Mbappe i treti bombër në historinë e PSG – E pabesueshme por e vërtet. Vetëm 22 vjeç, në sezonin e katërt me klubin katalanas, Mbappe është tashmë golashënuesi i tretë më i mirë me 111 gola. Ka kaluar (Pauleta 109), ndërkohë që më mirë se ai janë vetëm Edinson Cavani (200) dhe Zlatan Ibrahimovic (156).

7) Mbappe është bomberi i tretë me më shumë gola në Champions me eliminim direkt – Sulmuesi i talentuar ka kaluar Pauleta-n në statistika, por edhe Zidane. 10 gola për të në fazën me eliminim direkt, vetëm Henry (12) dhe Benzema (18) kanë bërë më mirë se ai. Zidane ndërkohë ka shënuar vetëm 8 gola.

8) Shumë ndeshje dhe shumë gola të krijuar – Duke folur për numrat e tij. Mbappe ka luajtur 41 ndeshje në Champions, ndërkohë që ka qenë i pranishëm në plotë 41 gola. 24 gola të shënuar nga vetë ai dhe 17 asist.

9) Sulmuesi më i mirë në transfertë në Champios – Mes futbollistëve me 20 gola ose më shumë në historinë e Championsit, Mbappe është sulmuesi me një përqindje shumë të lartë realizimi (71%). 17 nga 24 golat në total. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP