SPECIALE/ Dy “jashtëtokësorët” Ronaldo dhe Lukaku, kanë shënuar më shumë se 12 ekipe në Seria A

Inter-Juventus është një sfidë me 1 mijë duele, por ajo mes Lukakut dhe Ronaldos është e veçantë. Kaq të ndryshëm (jo vetëm fizikisht), aq të barabartë në shënimin e golave në mënyrë të frikshme. Është e vërtet që edhe pagat e tyre, janë të ndryshme. 31 milionë euro për portugezin, sa katërfishi i belgut, por të dy kanë shënuar deri më tani 27 gola (CR7 15, Romelu 12), më shumë se 12 skuadra deri më tani në Seria A. Në fakt vetëm 7 skuadrat më të mira (Lazio e teta me një numër të njëjtë golash), kanë realizuar më shumë se dy “jashtëtokësorët” e Seria A.

Provë për Lukakun – Edhe pse belgu ka qenë shpesh herë vendimtar me golat e tij për skuadrën zikaltër, por numrat e tij nuk janë shumë impresionues sa i përket ndeshjeve të mëdha. Që kur ka veshur fanellën zikaltër, ka shënuar 3 gola në derbin me Milanin, ka realizuar ndaj Napolit, por ende nuk ka mundur të gjejë golin ndaj ekipeve romane, Atalantës dhe mbi të gjitha ndaj Juventusit. Ronaldo krejt ndryshe nga ai e ka treguar shpesh herë veten në sfida të mëdha duke vendosur shenjën e tij, në duele që kanë pasur rëndësi të veçantë edhe në Champions League.

Në pak muaj – Duke u kthyer te numrat, Ronaldo mund të kalojë shifrën e golave të shënuar në transfertë (9) gjatë sezonit të kaluar, ndërkohë që Lukaku mund të tejkalojë numrin e golave të shënuar në sfidat në shtëpi sezonin e kaluar (8). CR7 është i vetmi futbollist në të gjitha kampionatet që ka shënuar mbi 15 gola që nga sezoni (2006-2007), ka realizuar 15 nga 35 golat e Juventusit, ose 43 %, asnjë si ai. Mes futbollistëve me të paktën 40 gjuajtje, Lukaku ndërkohë ka mesataren më të mirë të realizimit (28%, 12 gola në 43 gjuajtje). Belgu nuk ka arritur që të shënojë në dy sfidat e fundit në kampionat, nuk realizon në tri ndeshje radhazi që nga janari i 2020.

Numrat “italianë” – Sa i përket numrave italianë të dy futbollistëve, duket se janë të pafundme. Duke nisur nga prezencat, duke luajtur në çdo tri ditë. Lukaku ka luajtur në 93.5 për qind të ndeshje që kur ka mbërritur në Milano (73 nga 78 në total), Ronaldo 84,9% (107 nga 126 ndeshje). belgu shënon një gol çdo 114 minuta (51 në total), Ronaldo çdo 109 minuta me Juven (84 në total).Lukaku ka shënuar 30.9% të golave të zikaltërve (56 nga 165), Ronaldo 35.2% (84 nga 238). Pa Lukakun, Interi fiton 20 të ndeshje më pak, (nga 60% bie në 40%), ndërkohë që Juventus pa Cristianon fiton 17% më pak (69% bie në 52%).

Pirlo explains Ronaldo absence and issues playing without him -Juvefc.com

Çerekorëshi magjik – Ndeshja e së dielës nuk duket ndeshja më e përshtatshme, kanë provuar shpesh herë shijen e shënimit të disa golave brenda një ndeshje. Lukaku ka shënuar 12 dopieta (me një mesatare 1 për 6 ndeshje), por asnjë tripletë. Ronaldo ka realizuar 17 dopieta (një në çdo 6.2 ndeshje), ndërkohë që ka dy tripleta, një në Champions ndaj Atleticos dhe në kampionat ndaj Cagliarit. Nga mënyra si shënojnë, belgu realizon shpesh më të majtën, ndërkohë CR7 më shumë me të djathtë. Të dy pëlqejnë që të realizojnë me kokë. Mes minutës së 61-75, internisti ka shënuar 13 gola, ndërkohë që juventini 19. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP