SPECIALE/ Dy vite pa Ronaldon, ka humbur si Reali dhe portugezi …

Para pandemisë që ka zbrazur stadiumet, ishte thuajse e pamundur që të stadiumin “Santiago Bernabeo” të mos gjeje tifozë me fanellën me numrin 7 të Cristiano Ronaldos. Si sot dy vite më parë, portugezi vendosi që të largohej dhe të niste një aventurë te re te skuadra e Juventusit, duke thyer zemrat e qindra mijërave fansave madrilenë. 450 gola, 4 Champions, 2 La Liga, 3 Kupa Bote për Klube, 2 Superkupa Europe, 2 Kupa Mbreti.

Gjithçka u mbyllë në datën 26 majin e vitit 2018, pas finales së Kievit (finalja me Liverpoolin). Presidenti Perez kishte bërë planet për një projekt të ri, që konsistonte në rinovimin e grupit të futbollistëve. Zidane hezitoi, por më pas ishte i detyruar që të dorëzohej përballë akordit të CR7 me skuadrën torineze. Të nesërmen në festën e Championsit të 13-të, Cristiano u shpreh i emocionuar: Krenari që luajtur në klubin më të madh në botë”. Të gjithë fansat filluan që të bërtisnin “Cristiano rri”, por ishte shumë vonë.

Ndarja me klubin madrilen ishte e pashmangshme, pasi portugezi nuk ndihej më i vlerësuar nga presidenti Perez. Ajo që bie në sy, është që të dyja palët kanë dalë të humbur nga ky “divorc”, që fëmijët (tifozët) e kanë vuajtur kaq shumë. Ronaldo nuk e ka fituar më Champions League-n që atëherë, dhe as nuk ka shkuar në finale, edhe pse shënoi tripletë sezonin e kaluar kundër Atletico Madrid.

Madje portugez nuk ka mundur që të fitojë as “Topin e Artë”, një çmim që është fituar nga Moric dhe Messi. Nga ana sportive Real Madrid ka humbur shumë. Në mesataren e pikëve, në periudhën e Ronaldos në Madrid (2009-2018), “Los Blancos” kishin një mesatare pikësh prej 2.66 për ndeshje, ndërkohë që sezonin e kaluar vetëm 1.77. Benzema sezonin e kaluar shënoi 30 gola, por ai nuk është Cristiano dhe nuk mund të ketë vlerat e tij. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

SHKARKO APP