SPECIALE/ Ju njohim me 10 presidentët më të pasur në botë (FOTO LAJM)

5 presidentë janë pjesë e klubeve angleze në lidhje me listën me 10 pronarët më të pasur në botën e futbollit. Interesant është fakti se numri një i Manchester City-it nuk figuron as në treshen më të pasur. Paratë e shpenzuara në vitet e fundit në futbollin botëror kanë zbuluar herë pas here edhe pronarët, të cilët janë në gjendje për të bërë çmenduria në merkato për të siguruar yjet e futbollit për shifra të padëgjuara ma parë.

10) Joe Lewis (Tottenham): asetet, 3.8 miliardë euro

Pavarësisht se “Spursat” nuk kanë qenë aktiv në dy vitet e fundit në merkato, nuk mund të mohohet se fuqia e tyre ekonomike është e madhe, duke qenë një ndër klubet më të pasura në botë. Joe Lewis është një nga njerëzit më të pasur në Britaninë e madhe dhe ka shpenzuar gati një miliard euro për ndërtimin e stadiumit të ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lewis (left) had a huge role to play in the building of Tottenham's new stadium

Swiss Digital Mobile Reklama

9) Zhang Jindong (Inter): asetet, 5.2 miliardë euro

Pronari i ri i Interit është një milioner, i cili ka aksione të grupit të famshëm “Suning”, është pjesë e klubit zikaltër që nga viti 2016. Impakti i tij është ndjerë, pasi Interi nga vendi i 7-të në 2018, arriti që në sezonin e fundit të siguronte një vend në Champions League.

8) Shahid Khan (Fulham): asetet, 5.4 miliardë euro

Duket një emër i padëgjuar në futboll, por në botën e biznesit nuk është aspak. Ai ka investuar jo pak për të ndërtuar Fulhamin, për ta rikthyer në elitën e futbollit anglez. Bleu 12 futbollist të rinj në verën e vitit 2018, duke harxhuar mbi 100 milionë euro.

7) Nasser Al-Khelaifi (PSG): asetet, 6.2 miliardë euro

U bë i njohur në vitin 2011 kur së bashku me kompaninë e tij Qatar Sports Investment bleu klubin e PSG, duke arritue që të fitojë 5 tituj radhazi dhe katër Kupa të Francës. Ka shpenzuar 400 milionë euro për të blerë Mbappe dhe Neymar, dy transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit.

6) Stan Kroenke (Arsenal): asetet, 6.4 miliardë euro

Nuk shquhet si një president që i pëlqen të jetë i famshëm dhe të bëjë blerje të çmendura. Është pjesë edhe e NFL në Amerikë dhe ka marrë drejtimin e Arsenalit që nga viti 2011.

5) Roman Abramoviç (Chelsea): asetet, 8.3 miliardë euro

Miliarderi rus është njeriu që ka arritur të ngrejë Chelsea-n në një nga klubet më të fuqishme në Angli, duke investuar pafund para që nga qershori i vitit 2003. Blutë e Londrës që nga ajo periudhë kanë fituar edhe tituj kampion nën drejtimin e Contes dhe Mourinhos.

4) Philip Anschutz (Los Angeles Galaxy): asetet, 10 miliardë euro

Nga futbolli Amerikan, Anschutz vendosi që të hynte dhe në botën e MLS duke investuar te klubi ku kanë luajtur disa yje të futbollit botëror. Beckham, Gerrard dhe Ibrahimovic janë disa prej tyre që janë “joshur” nga milionat e tij.

3) Andrea Agnelli (Juventus): asetet, 10.4 miliardë euro

Andrea nuk është një president i zakonshëm, si të gjithë të tjerët, ai është thjeshtë një trashëgimtar i familjes së tij, i cili ka kontrollin e bardhezinjve që nga viti 1947. Pavarësisht vështirësive, Juventusi ka arritur që në drejtimin e tij të fitojë 7 tituj radhazi dhe të shkojë disa herë në finalen e Champions League. Blerja e Ronaldos, Higuain, Pirlos dhe shumë yjeve të tjerë në vitet e fundit, e kanë bërë një ndër më të suksesshmit në botën e futbollit.

2) Sheikh Mansour (Manchester City): asetet, 17 miliardë euro

Mansour është një nga presidentët që ka investuar më shumë në Premier League në vitet e fundit duke ndërtuar një skuadër që ka arritur të fitojë 3 tituj kampion. Investimet e tij janë shtrirë edhe në MLS te skuadra e Neë York duke tërhequr yje si David Villa, Pirlo dhe Lampard.

1) Dietrich Mateschitz (New York Red Bulls): asetet, 17.8 miliardë euro

Krijuesi i pijes së famshme Red Bull, është përfshirë në disa sporte të ndryshme, teksa mes tyre është edhe klubi i njohur në MLS. Kjo skuadër është shpallur 5 herë kampion në Amerikë, ndërkohë që ai ende nuk është bërë pjesë e ndonjë klubi në Europë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

 

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?