SPECIALE/ Pirlo si Allegri në vitin 2015, ja përse s’ka shqetësim te Juventusi

Juventusi i Andrea Pirlos nuk është ende një orkestër. Ka instrumentet e duhura, por nuk arrin ende që të luajë në harmoni, për të ndjekur objektivat e vendosura nga “Mjeshtri”. Duhet kohë për të marrë muzikën që presin, ndërkohë që tifozët kanë besim, por dhe vuajtje. Bardhezinjtë janë të detyruar që të fitojnë në ndeshjen e radhës në kampionat (-4 nga Milan) dhe në Champions League (-3 nga Barcelona), por ambiciet për Pirlon nuk mungojnë. Edhe në të kaluarën ka pasur raste kur sezoni nuk është nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Madje është nisur edhe më keq dhe është mbyllur në mënyrë fantastike.

Andrea si Maxx Allegri– Ekziston një analogji midis asaj që po ndodh aktualisht me disa vite më parë kur në krye të skuadrës ishte Massimiliano Allegri. Në të dyja raste ekziston një rinovim i thellë i skuadrës. Në 2015, “Zonja e Vjetër” thuajse e konsideroi të mbyllur një cikël fitues dhe vendosi të rinovonte skuadrën, ku mes largimeve të emrave të mëdhenj ishte edhe Pirlo. Në atë periudhë u krijuan hapësira për talente të rinj si Paulo Dybala. Rezultati fillimisht ishte shokues, më traumatik se aktuali. Sot mesatarja e pikëve nën drejtimin e Pirlos është 1,8 për ndeshjr duke përfshirë dhe fitoren 3-0 në tavolinë ndaj Napolit. Në atë periudhë ishte një mesatare vetëm 1 pikë për ndeshje, teksa bardhezinjtë kishin një fitore me Genoa-n, dy barazime dhe dy humbje. Skuadra torineze nuk kishte humbur kurrë dy ndeshje radhazi në shtëpi. Midis dëmtimeve dhe nevojës për t’i dhënë një fizionomi të re ekipit, Allegrit iu deshën disa muaj për të kaluar nga -11 në krye të renditje.

Juventus plan to stick with rookie boss Andrea Pirlo but have plans should poor results continue – Football Frenzied

Një rikthim drithërues – Në fund, skuadra gjeti harmoninë e duhur në dhomat e zhveshjes, Allegri rikthehu skemën 3-5-2, ku Dybala u bë vendimtar. Në fazën e parë bardhezinjtë e mbyllën me dy pikë pas Napolit, që ishte kryesues, por skuadra torineze kishte një ecuri të frikshme me 15 fitore radhazi, teksa Buffon vendosi rekord me 973 minuta pa pësuar gol. Në fund erdhi titulli i pestë radhazi, me 9 pikë avantazh nga vendi i dytë. Asnjë skuadër më parë nuk kishte fituar kampionatin me vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para, asnjë prej tyre nuk kishte fitore me 4 humbje në 10 sfidat e para. Ai Juventus, dukej thuajse i mbaruar, duke u mundur thuajse nga të gjithë. Kjo është arsyeja se përse te skuadra torineze nuk shqetësohen shumë për situatën aktuale. Duhet kohë, siç e ka përsëritur edhe Pirlo. Duhet kohë për të pasur orkestrën e ëndrrave. Edhe pse jo gjithmonë ndodhin mrekullitë, “Mjeshtri” e di mjaft mirë këtë gjë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP