SPECIALE/ Rekordet e “El Clasicos” në dekadën e fundit, ja çfarë duhet të dini

E shtuna sjell “El Clasicon” e famshme mes Real Madrid dhe Barcelonës, e cila në fakt është e 38-ta që nga viti 2010. Dy klubet më të mëdha në La Liga dhe ndër më të mirat në Europë, do të përballen në “Camp Nou”, në një sfidë emocionuese. Të dyja skuadrat njohin një rekord duelesh mes tyre në 10 vitet e fundit, i pari më 1 prill 2010. 21 janë luajtur në La Liga, 8 në Copa del Rey, 2 në Champions League dhe 6 në Superkupën e Spanjës. Ka pasur edhe ndeshje historike, duke filluar që nga “manita” në “Camp Nou” e deri te finalja e Kupës së Mbretit ku Ronaldo la gjurmë me një goditje fantastike me kokë.

Një javë pas asaj finale, Lionel Messi shënoi dy herë në “Santiago Bernabeo” për të marrë një barazim në Champions League. Në mënyrë të ngjashme, Cristiano heshti “Camp Nou”-n, duke bërë shenjën e qetësimit ndaj tifozëve katlanas në vitin 2012 gjatë një ndeshje për titull kundër Los Blancos. Kohët e fundit Barcelona ka shënuar edhe 5 gola kundër Real Madrid, i frymëzuar nga tripleta e Luis Suarez. Bale shijoi një gol fantastik në Mestalla në vitin 2014, ndërkohë që Messi shënoi një gol dramatik në minutën e 93-të në kryeqytet, duke ngritur fanellën në shenjë krenarie në “Bernabeo”.

Nga 7 trajner janë ndryshuar nga ajo kohë për secilën skuadër. Real Madrid është drejtuar nga: Manuel Pellegrini, Jose Mourinho, Carlo Ancelotti, Rafael Benitez, Zinedine Zidane, Julen Lopetegui dhe Santiago Solari. Barcelona ndërkohë u drejtua nga Pep Guardiola, Tito Vilanova, Jordi Roura, Tata Martino, Luis Enrique, Ernesto Valverde dhe Quique Setien.

Katalanasit kanë një rekord më pozitiv që nga viti 2010. Ata kanë fituar 16 herë ndaj madrilenëve, të cilët kanë fituar 11, ndërkohë që 10 ndeshje janë mbyllur në barazim. Barcelona ka pasur fatin që të ketë në skuadër gjatë kësaj dekade emra si: Messi, Xavi Hernandez, Andres Iniesta, Neymar, Suarez dhe Carles Puyol,ndërkohë që në krahun tjetër spikasin Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Iker Casillas, Luka Modric dhe Karim Benzema.

Në total në “El Clasico” në 10 vitet e fundit janë shënuar 118 gola, 67 nga katalanasit dhe 51 nga madrilenët. Messi udhëheq listën e golashënuesve me 19, i ndjekur nga Ronaldo me 18 dhe Suarez me 11. Barcelona nuk ka mundur që të gjejë rrugën e rrjetës në portën e Thibaut Courtois sezonin e fundit në “Camp Nou”. Tani skena është gati për një tjetër “El Clasico” madhështore. /Rozalb Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP