SPECIALE/ Sampdoria viktima e fundit, ja disa nga kërcimet rekord të Ronaldos (VIDEO)
Kur Cristiano Ronaldo arriti lartësinë 2 metra e 56 centimetra mbrëmjen e së mërkurës nuk bëri gjë tjetër veçse respektoi një traditë të vjetër. Sulmuesi portugez nxori nga repertori i tij një nga pika e tij më të forta, teksa Sampdoria ishte viktima e fundit e një serie të gjatë.
Kur ishte pjesë e Realit më 13 shkurt 2013, ai shënoi ndaj ish-ekipit të tij (Manchester United), duke arritur lartësinë 293 centimetra. Gjesti atletik shoqërohet vetëm me sy nga Patrice Evra, pasi kërcënimi i Ronaldos është i frikshëm, i paarritshëm nga askush, ndërkohë që rënia e tij në tokë është mjaft e mirë, duke e bërë një gjest krejtësisht normal për të.
Kundër Romës, dy vjet më parë (1 Prill 2008), portugezi shënoi me kokë me një veprim fantastik në zonë. Ronaldo kërceu me tri hapësh duke befasuar mbrojtësit e Romës, të cilët me gjithë tentativën për ta ndalur, nuk arrijnë në lartësinë e tij. Një veprim që është bukur të shihet edhe nga një këndvështrim stilistik, duket si kërcimi i një basketbollisti.
Gjithmonë duke u kthyer te tema e lartësive, ai arriti lartësinë 247 centimetra me golin e shënuar kundër Torinos në fund të sezonit të kaluar. Gjithashtu ai ka arritur edhe lartësinë 242 centimetra në ndeshjen Portugali-Uells, në gjysmëfinalen e kampionatit Evropian që do të fitohej më pas nga luzitanët.
Duke qëndruar gjithmonë në temën e golave vendimtare, një të tillë e ka realizuar edhe në finalen e Copa del Rey kundër Barcelona. Ishte 20 prill i vitit 2011, teksa në Mestalla në Valencia luhej koha shtesë e një El Clasico shumë të tensionuar. Barcelona kërkonte të pushtonte futbollin pasi fitoi kampionatin dhe Championsin, por Ronaldo i hoqi mundësinë e tripletës me një gol të shënuar me kokë.
Kërcimi i Di Maria në momentin e pasimit është shumë pak më i rëndësishëm se ai i CR7, i cili mbetet në ajër për disa sekonda, ndërkohë që mbrojtësi Adriano thjeshtë e shoqëron me sy topin që do të shkonte në fundin e rrjetës së skuadrës së tij. Portieri Pinto nuk kishte asnjë mundësi reagimi në goditjen potente të Ronaldos, i cili edhe pse në lartësi të mëdha, e ka totalisht në kontroll goditjen e tij. Me këtë rrjet, të bukur, Cristiano Ronaldo i dhuroi Realit trofeun e tij të parë të epokës së tij. Deri në vitin 2018 do të fitonte edh 16 të tjerë, jo keq. /R.Lika-Koha Jone/