SPECIALE/ Statistika, detajet dhe formacionet, ja çfarë duhet të dini para gjysmëfinales Argjentinë-Kroaci
Argjentinë-Kroaci është gjysmëfinalja e parë që do të luhet mbrëmjen e sotme dhe që pritet të dhurojë shumë emocione. Kombëtarja Albiceleste, e udhëhequr nga Lionel Messi mundi me vështirësi në çerekfinale Holandën, duke kaluar vetëm falë penalltive. Ata vijnë me më shumë besim për këtë përballje shumë interesante.
Kroacia, ka kaluar të gjitha pritshmëritë duke eliminuar favoritët e turneut, Brazilin. Skuadra ballkanase ka treguar një organizim të shkëlqyer në fazën mbrojtëse dhe shpresojnë që t’i hapin probleme dhe yjeve të Argjentinës.
Argjentina
Nuk ka ndonjë dëmtim para gjysmëfinales. Trajneri Scaloni gjithsesi nuk do të ketë në dispozicion, dy lojtarë: Montiel dhe Acuna për shkak kartonësh. Ekipi Albiceleste pritet të luajë me vendosjen 4-3-3. McAllister, Fernandez dhe De Paul do të jenë në mesfushë. Në sulm rikthehet Di Maria për të mbështetur Messin dhe Alvarez.
Kroacia
Zlatko Dalic nuk ka asnjë lojtarë të dëmtuar dhe do të ketë mundësinë të hedhë në fushë formacionin më të mirë me vendosjen 4-3-3. Livakovic konfirmohet në portë, me formën e jashtëzakonshme që ka treguar. Në mesfushë është trinomi fantastik Modric-Brozovic dhe Kovacic. Në sulm Perisic do përkrahë Petkovic dhe Pasalic.
Statistikat kryesore
– Ndeshja e sotme do të jetë takimi i tretë i Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kroacisë dhe i pari në fazën eliminatore. Argjentina fitoi 1-0 në vitin 1998, ndërkohë që në vitin 2018 Kroacia triumfoi 3-0 në Botërorin që u luajt në Rusi.
– Argjentina ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës kundër skuadrave evropiane (3 barazime, 3 humbje), duke mundur Poloninë 2-0 në fazat e grupeve. Megjithatë, dy nga këto tre barazime kanë rezultuar me fitore në penallti.
– Pavarësisht se është në prag të arritjes së finales së dytë radhazi, Kroacia nuk ka shënuar e para në asnjë nga nëntë ndeshjet e fundit të Kupës së Botës që nga fitorja 2-1 ndaj Islandës në fazat e grupeve 2018.
– Kroacia kurrë nuk ka dështuar të shënojë në 10 ndeshjet e saj me eliminim direkt në Kupën e Botës. Megjithatë, ata gjithashtu kanë pësuar të paktën 1 gola në 8 sfidat e fundit, me detajin që 5 nga 6 prej tyre kanë shkuar në kohën shtesë.
– Lionel Messi ka shënuar dhe ka dhënë asist në 3 Kupa Bote të ndryshme, duke përfshirë dy ndeshjet e fundit kundër Meksikës dhe Holandës. Që nga viti 1966, asnjë lojtar nuk ka statistika të tilla në katër ndeshje të veçanta.
/Rozalb Lika-Koha Jonë/