SPECIALE/ Strakosha humbet vendin e titullarit, tani duhet të mësojë nga “profesori” Reina

Një lider i ri për portën e Lazios. Pepe Reinës i është dashur vetëm pak kohë për të fituar konkurrencën me Thomas Strakoshën për një fanellë titulli. Me të në portë Lazio ka marrë 13 pikë në 5 ndeshje (barazimi i vetëm me Juventusin) pas një nisje të vështirë të sezonit. Kundër Spezias ishte vendimtar me pritjet e tij, por edhe për personalitetin që shfaq në fushë. Pavarësisht se Strakosha e nisi mirë sezoni, Inzaghi vendosi që të bënte rotacionin. Tashmë Lazio duket se ka nevojë më shumë për Reinën, një portier që ka dhënë shumë në futbollin evropian.

Për shkak të problemeve fizike para dhe pasi kaloi pandeminë e Covid-it, Strakosha që nga qershori ka gabuar në disa ndeshje të rëndësishme, sipas shkrimit të “Gazzetta dello Sport”. Mbi të gjitha në ndeshjen Atalanta-Lazio, teksa më pas mungoi në 3 sfida. Reina përfitoi nga mungesa e tij për të fituar vend në hiardki. Inzaghi ka besim të madh të portieri spanjoll, madje e konsideron edhe të rëndësishëm për të përmirësuar Strakoshën në pikat e tij të dobëta.

584 Reina Of Lazio Photos and Premium High Res Pictures - Getty Images

Portieri i Kombëtares sonë është vetëm 25 vjeç dhe ofron garanci për të ardhmen. “Portieri është një rol delikat. Strakosha është portieri jonë dhe do ta marrë veten, e do të marrë vendin e tij. Ky nuk duhet të jetë një problem, por një zgjidhje. Reina tani po bën mirë dhe është një orientim për ne. Por, nuk harroj Thomasin, ka qenë një nga më të mirët e Serisë A dhe prej katër vitesh është këtu me ne”, deklaroi në konferencën e së shtunës Inzaghi.

Që nga viti 2016 Strakosha ka qenë thuajse gjithmonë titullar, teksa arriti që të përfitonte në atë kohë nga problemet fizike të Marchettit. Me statistikën e pabesueshme si portieri i dytë më fitues në historinë e klubit bardhekaltër (pas Marchegiani-it), padyshim që ai do të vijë që të jetë protagonist. Strakosha me kalimin e kohës, sigurisht duke mësuar pak edhe nga eksperienca e Reinës, mund të bëhet një lider për prapavijën e bardhekaltër. /Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP