Spektakël dhe gol në super ndeshjen City-Liverpool, por nuk ka fitues në “Etihad” (VIDEO)

Manchester City dhe Liverpooli nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në super duelin e javës së 31-të në Premier League. Çështja e titullit kampion në këtë mënyrë do të vijoj që të jetë e hapur deri në javët e fundit.

Fillimi i ndeshjes ishte i zjarrtë, me gola në të dyja krahët. De Bruyne shënoi i pari me një goditje të bukur me të majtën, që mori një devijim nga Matip dhe më pas shkoi në rrjetë. Gjithsesi Liverpooli reagoi menjëherë duke gjetur barazimin me Diogo Jotën që finalizoi një aksion perfekt.

City u rikthyer sërish në avantazh me Gabriel Jesus në minutën e 37-të, pas një pasimi të Cancelos. Në fillimin e fraksionit të dytë, Sadio Mane do të barazonte sërish rezultatin, duke mbajtur ekipin e tij në lojë për titullin kampion. Ky barazim mban City-in në krye të renditjes me 74 pikë, 1 më shumë se “The Reds”. Guardiola dhe Klopp u përqafuan pas duelit, teksa dalin gjysmë të kënaqur nga një ndeshje që dhuroi spektakël. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?