Spektakël dhe kaos në Tirana-Vllaznia, por mungon goli në “Air Albania” (VIDEO)
Tirana dhe Vllaznia nuk shkojnë përtej një barazim pa gola në “Air Albania”. Klasikja e futbollit shqiptar dhuroi shumë emocione, por deri më tani nuk është shënuar asnjë gol pas rifillimit të kampionatit.
Në pushimin e ndeshjes, tifozë të Tiranës janë ngjitur në katin e dytë të stadiumit dhe kanë hapur fikëset e zjarrit të vendosura atje. Ata fillimisht i kanë hapur në tribunën qendrore, e më pas i kanë hapur mbi tifozët e Vllaznisë në tribunën ku ishin vendosur këta të fundit. Përgjigja e mbështetësve kuqeblu ka qenë duke thyer stolat e gjuajtur tifozët e Tiranës me ta, duke detyruar policinë të ndërhynte.
Kuqeblutë dominuan në 45 minutat e para duke qenë me këmbëngulës. Arilica ishte protagonist në shpërdorimin e rasteve për shënim. Në fillimin e pjesës së dytë Tirana gjen golin me Redon Xhixhën, por që do të anulohej për shkak të pozicionit jashtë loje.
Më pas Arilica kishte një tjetër shans shënimi, por sulmuesi kroat gjuajti jashtë me kokë. Disa minuta më pas Najdovski bën heroin duke shpëtuar Tiranën pas një goditje të Mustedanagic. Tirana pas këtij barazimi ruan kryesimin me 34 pikë, 6 më shumë se Laci dhe Kukësi. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

