Spektakël dhe “paqe”, Reali ndalet në “ferrin” San Mames (VIDEO)

“San Mames” vijon të jetë një ferrë i vërtet për Realin e Madridit. Skuadra merengues nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së katërt ndaj Atletico Bilbaos.

Ndeshja ishte me një ritëm të çmendur nga të dyja skuadrat. Munain zhbllokoi ndeshjen për vendasit në minutën e 32-të, pas një aksioni shumë të bukur të vendasve. Kundërpërgjigja e Realit erdhi në pjesën e dytë në minutën e 64-t me Iscon, i cili shfrytëzoi një pasim të Bale, duke realizuar me kokë.

Kjo është ndalesa e parë për Realin në këtë sezon, duke i dhënë mundësinë që Barcelona të kryesojë e vetme me 12 pikë, 2 më shumë se ata. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?