Spektakël me 6 gola në derbin e Torinos, Juventus fiton me “poker” golash (VIDEO)

Juventus dhuron spektakël në derbin ndaj Torinos, duke marrë një fitore të madhe në shifrat 4-2. Ishte një ndeshje që dhuroi shumë emocione, teksa që në minutën e dytë, Karamoh do të kalonte ekipin granata në avantazh.

Bardhezinjtë do të reagonin shumë shpejt duke gjetur golin e barazimit me Juan Cuadradon në minutën e 16-të. Juventus luan mirë, por do të gabonte sërish në fundin e pjesës së parë, duke pësuar golin e dytë nga Sanabria.

Skuadra e Allegrit nuk demoralizohet dhe do të shënonte sërish pa shkuar në pushimin e ndeshjes, me Danilon, që do të realizonte me kokë. Më pas në pjesën e dytë, Juventus kërkoi me ngulm golin e avantazhit, me Vlahovic që ndalet nga traversa, ndërkohë që edhe Torino bëri të njëjtën gjë me Sanabia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutat e fundit, Allegri aktivizoi dhe Pogba, i cili i dha një tjetër ritëm shokëve të tij. Bremer do të shënonte golin e avantazhit në minutën e 71-të, ndërkohë që Rabiot do të shënonte golin e katërt pas një tjetër situate nga goditjet standarde.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juventus pas 24 javësh, shkon në kuotën e 35 pikëve, 10 më pak se Lazio, që është skuadra e fundit që është në zonën Champions. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?