Spektakël në Champions League/ Milan shtang Realin, Zhegrova ndal Juventusin

Emocione dhe gola të shumtë në mbrëmjen e sotme në Champions League. Milani mori një fitore të madhe 3-1 në “Santiago Bernabeo” kundër Real Madridit, duke shkaktuar një surprizë.

Thiaw realizoi golin e avantazhit për kuqezinjtë, por Vinicius Junior barazoi disa minuta më vonë me penallti. Milani u rikthye në avantazh me Moratën në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën Reijnders shënoi golin që vulosi suksesin.

Juventus nuk shkoi me shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Lille. Klubi francez kaloi i pari në avantazh në pjesën e parë me David, pas një asisti fantastik nga Zhegrova. Juventus barazoi në pjesën e dytë me Vlahovic, që kthehu në gol një 11-metërsh.

Liverpoli mori një fitore të thellë 4-0 ndaj Bayer Leverkusenit. Luis Diaz me tripletë dhe një gol nga Gakpo vendosën sfidën. Një nga surprizat e mbrëmjes ishte padyshim fitorja e thellë 4-1 e Sportingut kundër Manchester City-t. Skuadra e Guardiolës shënoi e para që në minutën e katërt me Foden, por më pas pësoi 4 gola, 3 prej të cilëve u shënuan nga Gyokeres. /R.Lika-Koha Jonë/

HIGHLIGHTS UCL | LOSC Lille 1-1 Juventus | Vlahovic's penalty earns a draw

Image

SHKARKO APP