Spektakël në finalen Spanjë-Francë, shënohen dy super gola (VIDEO)
Sporti E Diel, 10 Tetor 2021 22:14
Spanja dhe Franca po dhurojnë spektakël në “San Siro” duke shënuar dy gola për dy minuta, 1-1.
Në minutën e 64-të, pas një kundërsulmi, Oyarzabal arrin të fitojë duelin ndaj Upamecano dhe më pas e dërgoi topin në cepin e portës së Lloris.
Franca kundërpërgjigjet menjëherë, pasi që në aksionin e parë gjen një super gol me Karim Benzema, i cili realizon në trekëndëshin e portës.
KOHA JONË SONDAZH

