Spektakël në “San Siro”, Interi fiton ndaj Napolit dhe “ndez” kampionatin (VIDEO)

Interi dhe Napoli dhurojnë spektakël dhe emocione në “San Siro”, me zikaltrit që triumfojnë 3-2, duke rihapur kampionatin. Piotr Zielinski zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të me një goditje të bukur në hyrje të zonës, duke e dërguar në trekëndësh. Në minutën e 25-të, Calhanoglu do të barazonte nga pika e bardhë pas një prekje të topit me dorë nga Koulibaly.

Zikaltrit do të shënonin dhe golin e dytë në minutën e 44-të me Ivan Perisic pas një goditje me kokë. Napoli e nisi më mirë fraksionin e dytë duke dominuar në lojë, por nuk kishte fat.

Në minutën e 61-të, Lautaro Martinez shënoi një gol me një goditje të sakte me të djathtën ne cepin e portës. Napoli arriti që të rikthehej në ndeshje duke shënuar me Dries Mertens. Minutat e fundit ishin emocionuese me mbrojtësin Mario Rui dhe Mertens që shpërdoruan dy mundësi shumë të mira shënimi. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?