Spektakël në San Siro, Roma shtang Milanin në “frymën e fundit” (VIDEO)

Spektakël dhe emocione në super duelin e javës së 17-të të Seria A mes Milanit dhe Romës, që do të mbyllej në shifrat 2-2. Edhe pse kuqezinjtë ishin në avantazh të dyfishtë, verdhekuqtë barazuan gjithçka në minutat e fundit.

Skuadra e Piolit do të zhbllokonte shifrat me Kalulu në minutën e 30-të, pas një topi që mori nga Tonali. Roma provoi të reagonte duke vënë disi në vështirësi Milani.

Gjithsesi kuqezinjtë kundërsulmonin mjaft mirë dhe pikërisht nga një dalje e tillë, Pobega shënoi dhe golin e dytë në minutën e 77-të. Roma reagoi tri minuta nga fundi i kohës së rregullt për të rihapur ndeshjen me një goditje me kokë të Ibanez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Roma ngulmoi me të gjitha mënyrat dhe në kohën shtesë gjen dhe golin e dytë, me Abraham që realizon pas një rrëmujë në zonën e portierit Tatarusanu. Milani me këtë barazim ngjitet në kuotën e 37 pikëve, në vendin e tretë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?