Spektakël pa fitues në derbin me 4 shqiptarë në fushë në Seria A, shkëlqen sërish Bajrami (VIDEO)
Derbi me 4 shqiptarë në fushë mes Lazios dhe Empolit është mbyllur me një barazim spektakolar 3-3 në “Olimpico”. Sfida në fakt nisi në malore për bardhekaltrit, që pësuan dy gola në 8 minutat e para.
Fillimisht Strakosha shkaktoi një penallti, që do të kthehej në gol nga Nedim Bajrami. Ky ishte goli i pestë për të këtë sezon në Seria A, një shifër fantastike, duke marrë në konsideratë se është mesfushor.
Zurkoëski do të realizonte golin e dytë në minutën e 8-të pas një rrëmuje në zonë. Immobile do të rihapte sfidën në minutën e 14-t, ndërkohë që Ismajli do të bëhej protagonist në fundin e pjesës së parë, duke mbajtur avantazhin me një ndërhyrje të bukur.
Në pjesën e dy Milinkovic-Savic do të bëhej protagonist me dy gola të shënuar, ndërkohë që Empoli do të merrte avantazhin e përkohshëm sërish me Di Francescon. Për t’u shënuar dhe penalltia e humbur nga Immobile. Në fushë nga minta e parë për Empolin ishin Ismajli dhe Bajrami, ndërkohë që në krahun tjetër Strakosha dhe Hysaj. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

