Spektakël pa fitues në duelin për titull mes Napolit dhe Interit

Spektakël dhe emocione në duelin për titull mes Napolit dhe Interit, por në fund të dyja skuadrat janë detyruar të dalin me nga një pikë nga stadiumi “Maradona”. Një barazim 1-1, që erdhi pas një ndeshje e cila në fakt për pjesën më të madhe u dominua nga skuadra e Antonio Contes.

Federico Dimarco zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të me një ekzekutim perfekt të një goditje dënimi, e cila përfundoi në trekëndësh. Napoli shtoi presionin veçanërisht në pjesën e dytë.

Këmbëngulja e tyre dhe rastet e shumta u shpërblyen vetëm në minutën e 87-të. Philip Billing do të shënonte me një goditje të dyfishtë ndaj portierit Martinez. Ky barazim bën që Interi të mbetet në krye me 58 pikë, 1 më shumë se Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?