Spektakël pa fitues në super duelin për titull mes Liverpoolit dhe City-it (VIDEO)

Nuk ka fitues në super duelin për titullin mes Liverpoolit dhe Manchester City, një duel i mbyllur në barazim 1-1 në “Anfield”. Një 90 minutësh që prodhoi spektakël të jashtëzakonshëm, teksa të dyja skuadrat tentuan deri në fund të fitonin ndeshjen.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të John Stones në minutën e 23. Mesfushori përfitoi nga një goditje këndi e ekzekutuar nga De Bruyne dhe befasoi portierin Kelleher.

Liverpool tentoi në disa raste dhe iu afrua golit, të cilin në fakt e gjeti vetëm në fillimin e pjesës së dytë. Ake gaboi me një top të kthyer në drejtim të Ederson dhe Nunez përfitoi duke i marrë një penallti brazilianit. Nga pika e bardhë Mac Allister shënoi dhe barazoi ndeshjen.

Liverpool që pati dy raste të arta me Luis Diaz që gaboi në mënyrë të pafalshme. Në fund,City mund ta fitonte ndeshjen me Doku, por goditja e këtij të fundit u ndal nga shtylla.

Arsenali për momentin mban kreun me 66 pikë, ndjekur nga Liverpool mbetet me 64 pikë në vendin e dytë,dhe City me 63 pikë.

 

SHKARKO APP