Spektakël sonte në fazën Play Off të Kupës së Botës, Italia sfidon Maqedoninë e Veriut

Mbrëmjen e sotme do të nisë faza Play-Off që do të përcaktojë dhe skuadrat e fundit që do të shkojnë në fazën finale të Kupës së Botës, në Katar. Italia do të ketë një duel vendimtar kundër Maqedonisë së Veriut, teksa axurrët vijojnë mes shumë problemesh për shkak të mungesave, por që gjithsesi nuk e justifikojnë aspak trajnerin Mancini.

Në finale fituesi i këtij çifti do të përballet me fituesin e Portugali-Turqi. Cristiano Ronaldo me shokë synojnë kualifikimin, por Turqia ka tregua jo në pak raste se mund të bëjë gjëra të mëdha.

Polonia ndërkohë është kualifikuar për në finalen e Play off pas dënimit të Rusisë, ndërkohë që Skoci-Ukrainë është shtyrë. Duel mes të barabartës ndërkohë është ai mes Republikës Çeke dhe Suedisë, ndërkohë që Uellsi do të sfidojë Austrinë në një tjetër duel që pritet të dhurojë emocione. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?